Lladrovci: Baca Haxhi nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij - NACIONALE

Lladrovci: Baca Haxhi nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë homazhe pranë trupit të Haxhi Thaçit, nga ku është shprehur se babai i ish-Presidentit nuk i ndau bashkëluftëtarët e të birit të tij asnjëherë.

Lladrovci tha se Haxhi Thaçi i përkrahu që nga dita e parë, për aksionet kundër okupatorit.

E plotë:

Me buçeta me lule, homazhe dhe Mbledhjen komemorative, ia dhamë lamtumirën e fundit Bacës Haxhi.

Me nder dhe krenari, Baca Haxhi i përballoi sfidat e jetës, si bir i luftëtarit kundër pushtetit okupator, Sinan Thaçi, la te Hashimi dhe te të gjithë ne porosi të mos koritemi.

Dhimbja për Bacën Haxhi e familjes Thaçi dhe Hashimit me shokë që fizikisht janë larg nesh, është edhe dhimbje jona, është dhimbje e çdo atdhetari.

Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta, nga Baca Haxhi morëm përkrahje që në ditët e para të aksioneve kundër okupatorit.

I paharrueshëm është kujtimi për Bacën Haxhi!

Lajme të ngjashme