Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese - NACIONALE

Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese

2 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar tërësisht Ligjin Për Byronë e Konfiskimi të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky ka qenë njëri ndër ligjet krysore të proklamuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pra kjo i bie se ligji duhet të shkruhet edhe njëherë nga fillimi. Proces ky që do të zgjaste përtej mandatit të mbetur të kësaj qeverie.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin KO46/23, me parashtrues Abelard Tahiri dhe nëntë (9) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të parashtruar në Gjykatën Kushtetuese bazuar në autorizimet e paragrafit 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjykata ka vendosur që (i) njëzëri, të deklarojë kërkesën e pranueshme; dhe (ii) të konstatojë, me tetë ( 8 ) vota për dhe një (1) votë kundër, që pika 2.1 e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) në lidhje me paragrafin 2 të nenit 34 (Shqyrtimi në shkallën e parë) të Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës dhe paragrafët 1 dhe 2 të nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; (iii) të konstatojë, me tetë ( 8 ) vota për dhe një (1) votë kundër, që pika 2.2 e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) në lidhje me paragrafin 3 të nenit 22 (Periudha e verifikimit të pasurisë) të Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës; (iv) të konstatojë, me gjashtë (6) vota për dhe tri (3) vota kundër, që pika 1.1 e paragrafit 1 të nenit 10 (Përbërja e Komisionit Mbikëqyrës dhe Kompensimi) të Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me nenin 106 [Papajtueshmëria] të Kushtetutës; (v) të konstatojë, me tetë ( 8 ) vota për dhe një (1) votë kundër, që pika 1.2 e paragrafit 1 të nenit 10 (Përbërja e Komisionit Mbikëqyrës dhe Kompensimi) të Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 136 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës] dhe paragrafët 1 dhe 2 të nenit 137 [Kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës] të Kushtetutës; (vi) të konstatojë, me gjashtë (6) vota për dhe tri (3) vota kundër, që pika 1.4 e paragrafit 1 të nenit 10 (Përbërja e Komisionit Mbikëqyrës dhe Kompensimi) të Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit] dhe paragrafin 3 të nenit 134 [Kualifikimi, Zgjedhja dhe Shkarkimi i Avokatit të Popullit] të Kushtetutës; dhe (vii) të shpallë të pavlefshëm, me pesë (5) vota për dhe katër (4) vota kundër, në tërësinë e tij, Ligjin nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë ishte ndër premtimet kryesore të Kurtit e Vetëveneosjes. Me anë të kësaj byroje, Kurti premtonte se do ta sjellë barazinë që sipas tij u prish sepse disa njërëz, sidomos akterë politikë të opozitës u pasuruan pa bazë e në mënyrë të paligjshme.

Ligji i shumëpërfolur që në titull e mban fjalën konfiskim, në përmbajtje të tij na tregon se nuk e konfiskon fare pasurinë e pajustifikueshme. Ajo që pretendonte ky ligj Byroja është t’i propozojë Gjykatës konfiskimin. Gazeta Nacionale ju sjellë detaje nga ligji i rrwzuar.

Kompetencat e Byrosë – E verifikon por nuk e konfiskon pasurinë

Byroja nuk e konfsikon pasurinë. Ajo e verifikon dhe nëse ka bazë i propozon Gjykatës ta konfiskoj.

Neni 8 i këtij ligji i cili mban emrin, Kompetencat dhe përgjegjësitë e Byrosë, përcakton qartë se ku mbarojnë komptencat e kësaj zyre. E ato mbarojnë pikërisht te konfiskimi.

“Byroja fillon dhe zhvillon procedurën për verifikimin e pasurisë, për përcaktimin nëse pasuria e personit zyrtar është pasuri e pajustifikueshme, parashtron propozimin për konfiskim të pasurisë në Gjykatë.”

Pra, Bryroja e fillon dhe e zhvillon procedurën për verifikim të pasurisë, pastaj i propozon Gjykatës për konfiskim. Nga kjo del se kompetente për konfiskimin e pasurisë mbetet vetëm Gjykata, anipse në titull të këtij institucioni figuron fjala konfiskim.

Edhe në këtë fazë, i takon Gjykatës ta marrë këtë vendim. Byroja vetëm mund ta propozoj një gjë të tillë.

“Kurdo përpara ose pas paraqitjes së propozimit për konfiskim, me propozimin e zyrtarit të Byrosë, Gjykata mund të caktojë masën e përkohshme të sigurimit të pasurisë, pa njoftim dhe dëgjim paraprak të palës në procedurë, po qe se Byroja e bënë të besueshëm pretendimin për ekzistimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe se masa e përkohshme është e bazuar në prova të mbledhura në procedurën e verifikimit dhe është urgjente dhe se me veprim ndryshe, pasuria mund të tjetërsohet, asgjësohet apo në çfarëdo forme nuk do të jetë në dispozicion të atij personi.” thuhet në nenin 24 të ligjit të Byrosë.

Poashtu në ligj thuhet se kjo masë e “ngrirjes” së pasurisë mund të zgjasë së paku 90 ditë, e më së shumti 6 muaj, përveç kur rasti është i ndërlidhur me bashkëpunim ndërkombëtar e që periudha mund të shkoj deri në 1 vit.

Lajme të ngjashme