“Ky është konfuz” – Avokatja e Jakup Krasniqi i kërkon detaje dëshmitarit për vrasjen e një personi - NACIONALE

“Ky është konfuz” – Avokatja e Jakup Krasniqi i kërkon detaje dëshmitarit për vrasjen e një personi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra, ishte ajo që mori në pyetje dëshmitarin numër 5.

Gjatë dëshmisë së 5-shit, ajo nxori në pah disa kontradikta të deklaratave nga ky dëshmitar, dhe disa personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Më poshtë ju sjellim pjesë nga biseda mes avokates dhe dëshmitarit:

A u ktheve prapa në vendin e incidentit?

Para se mi pa kufomat kam shku. Kah jam kthy e kam pa makinën në shpat. Kur jam shku në shtëpi, numri 2…me numrin e 4/

Dëshmitari është pak konfuz, a po thoni se numri 2 dhe ai 4 shkuan bashkë me njëri tjetrin?

Numri 4 me numrin 5.

Pyetja ime kishte të bënte me numrin 2, pasi shkuat në vendin e incidentin, u kthyet në fshat dhe i treguat çfarë kishte ndodhur?

I kam thanë para se me shku te vendi i ngjarjes. Para se me shku të vendi s’kom komuniku ma me numrin 2…..numrin 4.

Pyetja s’ka të bëj me numrin 4, ka të bëj me numrin 2. Pyetja është: Pasi patë cka i kishte ndodhur numrit 1, ti u ktheve në fshat dhe i ktheve numrit 2 cka kishte ndodhur. A u ktheve më me numrin 2 te numri i incidentit?

Numri 2 nuk ka qenë me mu. Numrit 3 unë ja kam lanë armën aty.

Ti nuk je kthyer prapa në vendin e krimit me numrin 2? Ju thoni që në vendin e krimit keni parë numrin 1 të vrarë, dhe gjetët një shënim tek numri 1?..

Lajme të ngjashme