Kurtesh Fondaj po dëshmon në Speciale: Pyetet për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së - NACIONALE

Kurtesh Fondaj po dëshmon në Speciale: Pyetet për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka nisur dëshminë dëshmitari i 73-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Kurtesh Fondaj. Ish-komandati i UÇK-së ka folur për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Në procesin gjyqysor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka dëshmuar Kurtesh Fondaj. Prokurori Matt Halling ka thënë se Fondaj do të pyetet për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Dëshmitari 04744 është një ish-ushtar i UÇK-së dhe do të flas për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.” – ka thënë prokurori Halling.

Fondaj a thënë se në Zonën Operative të Pashtrikut kanë përdorur protokolle strikte pasi ai ishte shef i shtabit të kësaj zone. .

“Në fazën e dhjetorit, në fund të dhjetorit sidomos në janar-shkurt ne kemi mbajtë një protokoll shumë strikt në Zonën Operative të Pashtrikut.” – ka thënë ai.

Ai u pyet për mënyrën e komunikimeve mes brigadave, por tha se për çështje organizative nuk ishte në dijeni.

“Në korrik 1999 kam qenë komandant i një togu e detyra jem ka qenë ë i përgatitë ushtarët për përdorim të armeve… Sa i takon çështjeve organizative nuk jam fort në dijeni. Por sa e di unë komunikimu është realizu me shtabin e Përgjithshëm, kryesisht me Bislim Zyrapin” – ka thënë Fondaj, transmeton Betimi për Drejtësi.

Më tej, ai ka thënë Hashim Thaçi ia kishte dhënë lajmin se është emëruar komandati i Brigadës 123.

“Këtë ditë më 6 tetor 1998, ma ka komuniku emnimin se pata sqaru se emnimet e niveleve të komandantëve të Brigadave janë kryer kryesisht nga Shtabi i Përgjithshëm dhe atë nga Bislim Zyrapi si shef shtabi. Kështu që Hashim Thaçi në këtë ditë ma ka komuniku emërimin dhe me ka thënë ke të drejtën të formosh komandën e brigadës pa pasur nevojë që për ekipin komandues të kërkon verifikim.” – ka thënë ai.

Fondaj u pyet nga prokurori se pse Thaçi ia delegoi atë autoritet gjatë 1998, dhe përgjigja e tij ishte kjo:

“Kam bindjen që ai pat besim në mua ndoshta edhe ndoshta shefi i Shtabit ia ka komuniku, por në atë kohë Shefi i Shtabit nuk ka qenë në territorin e Kosovës dhe komunikimi ka qenë. Prandaj edhe komunikimi me atë ka qenë pothuajse i pamundur. Po ndoshta Hashim Thaçi ka pasur komunikim me Shefin e Shtabit për çka unë besoj që po.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka bërë emërimin e komandatëve të brigadave.

Tutje, dëshmitari Fondaj ka treguar se më 1999 është pyetur nga Sokol Dobruna për rastin e Blerim Kuçiq.

“Deklaratën… e kam dhënë në Divlakë,.. gjatë muajit shkurt të vitit 1999. Unë deklaratën e kam dhënë para Sokol Dobrunës dhe çdo herë jam i bindur që ai ka qenë prokuror në rastin e Blerimit. Pra, unë e kam dhënë deklaratën para tij në prezencën e avokatit mbrojtës të Blerim Kuçit, Agron Berisha dhe një procesmbajtës, respektivisht i cili ka evidentu komplet atë që kam fol dhe kam dhënë dëshmi në një fletore.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme