Kurtesh Fondaj kërkon avokat pas pyetjeve që iu bënë dje nga gjyqtari Guénaël Mettraux: Jam keqpërdorur - NACIONALE

Kurtesh Fondaj kërkon avokat pas pyetjeve që iu bënë dje nga gjyqtari Guénaël Mettraux: Jam keqpërdorur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe sot po vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në këtë seancë po vazhdon dëshmin ish-ushtari i UÇK-së, Kurtesh Fondaj.

Fondaj ka kërkuar një avokat pasi beson se është keqpërdoru nga gjyqtari zviceran, Guénaël Mettraux.

“Unë dje pasdite i kam parë inicizimet që janë prezantuar nga gjykata, i kam përcjell me vëmendje dhe sidomos marrjen në pyetje nga gjyqytari, më ka ba me mendu që me kërku një avokat, respektivisht mbështetje nga një avokat, se po mendoj se jam keqpërdorur.” – ka thënë ai.

“Po kërkojë prej juve të ma ofroni ndihmën e një avokati.” – ka thënë ndër të tjera dëshmitari Fondaj.

Në këtë link mund të lexoni tekstin dhe pyetjet e gjyqtarit ndaj dëshmitarit Fondaj.

Lajme të ngjashme