Krasniqi pasi Thaçit s'iu mundësua pjesëmarrja në varrimin e babait: Është diskriminim, çnjerëzi - NACIONALE

Krasniqi pasi Thaçit s'iu mundësua pjesëmarrja në varrimin e babait: Është diskriminim, çnjerëzi

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e quajti të “dhimbshme dhe të papranueshëm” vendimin e Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Në një reagim në Facebook, kryetari i PDK-së theksoi se "drejtësia që harron njeriun nuk është drejtësi." Ai shtoi se humbja e një prindi “është një nga ato momente ku njeriu duhet të jetë i mbrojtur nga sistemi, jo viktimë e tij”.

“Drejtësia që harron njeriun nuk është drejtësi! Ka dhembje që nuk maten me ligje. Humbja e një prindi është një nga ato momente ku njeriu duhet të jetë i mbrojtur nga sistemi, jo viktimë e tij. Në thelbin e çdo drejtësie të ndershme qëndron jo vetëm respektimi i ligjit, por edhe njohja e nevojave dhe të drejtave themelore të njeriut; e drejtës për t’u ndarë nga ai që të solli në jetë, për ta përshëndetur për herë të fundit, për të qëndruar pranë familjes në ditën më të rëndë.” – tha ai.

Sipas tij, refuzimi i kërkesës së ish-Presidentit Thaçi për të marrë pjesë në varrim është një i padrejtë dhe një diskriminimiqë nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me arbitraritetin.

“Refuzimi i kërkesës së Presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është jo i drejtë dhe i papranueshëm. Ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me drejtësi, por me diskriminim. Nuk është ligj, por arbitraritet. Nuk është siguri, por çnjerëzi. Një Gjykatë ku drejtësia harron njeriun është një Gjykatë që ka humbur rrugën e saj. Drejtësia pa ndjeshmëri është vetëm një mekanizëm i ftohtë, i pajetë, që nuk shërben as qytetarin, as shoqërinë. Historia nuk do të harrojë. E dhembshme dhe e papranueshme!” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme