Krasniqi: Deklaratat e mia si zëdhënës të shihen në funksion të propagandës për afirmimin e luftës së UÇK-së - NACIONALE

Krasniqi: Deklaratat e mia si zëdhënës të shihen në funksion të propagandës për afirmimin e luftës së UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka treguar për angazhimin e tij në UÇK dhe rolin e tij si zëdhënës.

Në adresimin e tij para Dhomave të Specializuar, ka thënë se këtë detyrë e ka marrë në qershor të vitit 1998.

Në qershorin e vitit 1998 më është propozuar të dalë publikisht si zëdhënës i UÇK-së. Nuk hezitova në asnjë moment të marrë përsipër këtë detyrë. Isha krejtësisht i vetëdijshëm që paraqitja ime publike, idenitetimi im si zëdhënës do të vendoste familjen time në rrezik. Dalja ime publike familjen time e kishte bërë target për të shkatërruar. Kjo është arsyeja pse sot nuk flas për fatin e familjes time. E as për babain tim që vdiq nga torturat serbe sepse të gjithë shqiptarët ishin objekt i shkatërrimit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që deklaratat e tij si zëdhënës i UÇK-së të shihen në funksion të propagandës për të afirmuar luftën çlirimtare.

Krasniqi ka sqaruar se këto deklarata ishin në funksion të ngjalljes së shpresave të qytetareve për të iu bashkuar UÇK-së.

Forcat serbe vajnë mijëra fëmijë, mbi 10 mijë civilë të tjerë. Përkundër të gjitha të metave dhe vështirësive, në rolin tim si zëdhënës i UCK-së jam përpjekur të krijojë përshtypje se jemi strukturë e organizuar mirë sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbajtur gjallë shpresat për rezistentë të mirëfilltë. Deklaratat e mia duhet të shihen në funksion të propagandës për të afirmuar luftën tonë çlirimtare. Deklaratat e kësaj natyre ishin në funksion të ngjalljes së shpresave për bashkim me Shqipërinë e fitore”, ka thënë Krasniqi.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për aktivitetin e tij para se ti bashkohet UÇK-së.

Kur filloi lufta në vend se të ballafaqoheshin me ushtarët e UÇK-së, forcat serbe ndërmrorën ofensive kundër vendbanimeve shqiptare duke masakruar fëmijë, gra e pleq. Duke shkatërruar gjithçka që lidhej me shqiptarët. Si kryetar i LDK-së kam ndjekur krimet në Likoshan, Qirez e Prekaz. E shumë krime të tjera si akte të pastra gjenocidi. Në ato ditë të vështira kam vizituar këto familje pas vrasjeve. Në ceremoninë mortore në Likoshan kam mbajtur fjalën në emër të të gjitha partive. Viktimat e Prekazit”, ka thënë ai, duke treguar për emocionet që i kishte pasur pas vrasjes se Adem Jasharit.

Unë e dija që nuk ka fitore pa luftë e sakrifica si më tha Adem Demaqi. Nuk mund ta mbaja veten. Nuk po qaja për Ademin, Hamzën e Shaban Jasharin. Unë po qaja për fëmijët, për pasardhësit e kombit tim, për ata që nuk patën mundësi për të jetuar asnjë ditë të një fëmijërie. Në ato momente më është bërë e qartë se nuk mund të jetoja më me kokën e futur në zallë si struci. Ishte e qartë se Srerbia kishte nisur planin gjenocidal, nuk ishte njerëzore t’u kthehej shpina njerëzve që ballafaqoheshin me gjenocid. Ishin momente vendimtare. Në ato momente thashë: liri o vdekje, por jo kurrë më nën sundimin e politikave gjenocidale të Serbisë”, është shprehur ai.

Më tej, ai ka folur edhe për aktivitetin e tij pas luftës.

Sa herë është varur nga ne, paqes i kemi hapur të gjitha portat. Nuk do të përshkruaj rrugën time politike pas çlirimit, vendosjes së UNMIK-ut, negociatat në Vjenë, dhe angazhimin tim në ndërtimin e Kosovës si shtet demokratik i cili plotësisht respekton të drejtat e minoriteteve. Arsyeja është sepse i gjithë aktiviteti im politik, të gjithë ata që janë marrë me Kosovën e dijnë rolin dhe kontributin tim në atë proces. Nëse në rrugëtimin tim politik nuk ka diçka që nuk shkon është aktakuza e ZPS-së. Përmbajtja e akuzës më ka dëmtuar më shumë se tortura nga regjimi Jugosllav”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, origjina e këtyre akuzave ishte në librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt.

Preteksti për këtë aktakuzë u gjet në librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt për trafikim organesh nga UCK-ja. Pas hetimeve nga Task Fora Speciale nuk u gjet asnjë provë e vetme, rrjedhimisht një akuzim i tillë nuk është pjesë e akuzës së ZPS-së. Për fund si ilustrim po përmend njërin nga rastet më të mediatizuara të vrasjes së civilëve në Kosovë. Në kafenenën Panda u vranë të gjashtë të rinjë serbë e malazez. Vrasjet e të rinjëve u interpretuan si hakmarrje nga UCK-ja, gjatë përpjekjeve për të gjetur kriminelët, qindra shqiptarë u torturuan. Serbia detyroi të rinjtë ta pranojnë krimin që nuk e kanë kryer”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme