Komandant Remi sot e përfundon dëshminë në Speciale
Ish-komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, sot do ta përfundojë dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Ai ka mbetur të merret në pyetje edhe për disa minuta nga gjyqtarët e rastit, dhe dëshmia e tij do të përfundojë.
Remi ka dëshmuar për saktësisht një javë në Hagë. Ai është pyetur në detaje për rolin e tij në UÇK, bashkëpunimin me shtabin e përgjithshëm dhe detaje të tjera.