KGjK-ja interviston dy pretendentët për Kryetar të Gjykatës Supreme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka përfunduar fazën e intervistimit me gojë, për dy (2) kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitën e kryetarit në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve përbëhet nga: Qerim Ademaj, zëvendës kryesues i KGJK-së, njëherit edhe kryetar i komisionit, anëtarët e komisionit: Arjeta Sadiku, anëtare e KGJK-së dhe Vilard Bytyqi, anëtar i KGJK-së.
Procesi i intervistimit të kandidatëve është monitoruar nga disa organizata vendore dhe ndërkombëtare, të cilat përcjellin punën e sistemit gjyqësor në Kosovë.
Të intervistuar dhe pretendent për këtë pozitë janë ushtruesesja e detyrës së kryetares të kësaj Gjykate, gjyqtarja Mejreme Memaj dhe gjyqtari Fejzullah Rexhepi.