Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, një në Gllogoc dhe një në Viti.

RASTET:

Prishtinë 01.05.2023 – 16:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 29.04.2023 – 23:30.
Lidhur me rastin pas hetimeve intensive me datën 01.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 01.05.2023 – 20:36.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime, ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Viti 01.05.2023 – 19:15.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje verbale i kishte kanosë viktimat kosovarë. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme