Kanosja ndaj gjyqtarit dhe prokurorit: Lirohet Arlind Manxhuka, gjashtë muaj burg për Egzon Azemin e VV-së - NACIONALE

Kanosja ndaj gjyqtarit dhe prokurorit: Lirohet Arlind Manxhuka, gjashtë muaj burg për Egzon Azemin e VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, është liruar nga akuza, ndërsa Egzon Azemi është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosje.

Fajtorë janë shpallur edhe Qerkin Elshani dhe Edi Zenelaj, të cilët janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim.

Ky aktgjykim është shpallur të premten nga kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjykatësi Arben Hoti derisa të akuzuarit nuk ishin prezentë në seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Egzon Azemi është dënuar pasi vepra penale ndaj tij është ricilësuar nga “nxitja e urrejtjes dhe mosdurimit” në “kanosje”.

Qerkin Elshani është dënuar për kanosje, ndërsa Edi Zenelaj është shpallur fajtore për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, pasi vepra penale ndaj tij është ricilësuar nga “kanosja”.

Lajme të ngjashme