Kaluan ilegalisht kufirin në veri, dënohen dhe dëbohen dy shtetasit rusë - NACIONALE

Kaluan ilegalisht kufirin në veri, dënohen dhe dëbohen dy shtetasit rusë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Autoritetet e Kosovës kanë dëbuar dy shtetas rusë për kalim ilegal të kufirit disa ditë më parë.

Pas arrestimit, ata janë paraqitur para Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Veriut, ku janë dënuar me një gjobë prej 250 eurosh ose me burgim prej gjashtë ditësh, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ata janë dënuar në bazë të nenit 140 të Kodit Penal të Kosovës. Është dënim prej 250 eurosh, ose me burgim prej gjashtë ditësh. Kjo është çështje ligjore dhe gjykata ka shqiptuar dënimin e përcaktuar në ligj”, ka thënë një zyrtar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Veriut për REL.

Ndalimi i tyre ka ndodhur në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, kur dy shtetasit rys, Khusam Azam, 57 vjeç, profesor, dhe Elena Azam, 55 vjeçe, gjinekologe, janë kapur duke tentuar të hyjnë në Kosovë ilegalisht nga Nishi i Serbisë.

Lajme të ngjashme