“Ka qenë i gjakosur”: Polici i plagosur tregon si nisi sulmi në Banjskë, flet për shpërthimin që ia mori jetën Afrim Bunjakut - NACIONALE

“Ka qenë i gjakosur”: Polici i plagosur tregon si nisi sulmi në Banjskë, flet për shpërthimin që ia mori jetën Afrim Bunjakut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Polici Alban Rashiti ka nisur dëshminë për sulmin në Banjskë.

Ai ka treguar si ndodhi shpërthimi atje.

“Momenti që ka ardhur rreshteri Afrim Bunjaku jemi përshëndet në ato qaste jam largu 3 -4 metra me larg nga ana e majtë ka ndodhe një shpërthim i papritur menjëherë kam kuptuar qe jam plagosur nga ana e majtë. Shpërthim shume i madh nuk e kem dit ka ardh një eksplodim kur e kam kthyer kokën kam parë tym dhe e kam pa veten që jam i goditur ne krah jam mundu me u shmang me kalu në pozitë mbrojtëse afër një kamionete menjëherë ka ndodhur një shpërthim tjetër ….që ka goditur trupin tim. Çështje sekondi kanë filluar gjuajtjet me armë zjarri.. kur kanë filluar gjuajtjet aty kem parë se ka gjuajtje prej tërë fshatit nga dhjetëra pozicione me armë të ndryshme”, ka deklaruar ai.

Sipas policit, pas shpërthimit, nisën gjuajtjet nga të gjitha anët.

“Në ato momente kemi filluar duke kthyer zjarrin posa e kemi lokalizuar nga po vijnë gjuajtjet mirëpo në anë n e majte time kam vërejtur që tashmë rreshteri Afrim Bunjaku ka mbetur i shtrirë në shpinë pozicioni si ishte dhe i gjakosur nga qafa në fytyre dhe nga Mirsadi kemi kërkuar nga Çlirimi ta sjelle veturën aty dhe të e tërheq rreshterin nga ai vend sepse aty kishte gjuajtje gjatë tërë kohës… ashtu Çlirimi ka dhez veturën dhe është nis me ardh te unë posa ka dal ne dritë e kane goditur gjuajtje te shumta dhe e kane bere veturën te palëvizshme”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme