Jakup Krasniqi: Menjëherë pas lufte, mbesa ime u bë asambleiste nga LDK-ja - NACIONALE

Jakup Krasniqi: Menjëherë pas lufte, mbesa ime u bë asambleiste nga LDK-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka folur para trupit gjykues në Gjykatën Speciale. Paraprakisht ka folur edhe avokatja e tij, Venkateswari Alagendra. Çka tha Krasniqi?

Ai ka treguar për torturat dhe krimet që ka përjetuar populli i Kosovës, ai dhe familja e tij nga Serbia.

“Isha i vetëdijshëm se të gjitha dijet e botës nuk do të ishin të mjaftueshme për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, pa një organizim të duhur e vullnetar të gjeneratës time. U bëra pjesë e grupeve klandestine që kishin për qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipëri. Herën e parë më dënuan në vitin 1981 me 14 vjet burg, dhe në vitin 1982 me 15 vjet burg. I përmenda torturat ndaj meje për të nënvizuar një fakt: asnjë hetues, asnjë prokuror e asnjë gjyqtar i IshJugosllavisë të cilët ishin përgjegjës për tortura fizike që përjetova gjatë asaj kohe, nuk ka qenë as objekt kritike në shkrimet e mia. I kam lënë të qetë t’i brejë ndërgjegja për veprimet e tyre.” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk e kupton logjikën e akuzës së tij, teksa ka thënë se ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë vrasje apo në ndonjë nga akuzat që rëndojnë mbi të.

“Unë nuk e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme ndaj meje. Ndaj popullit tonë është ushtruar dhunë sistematike. Vrasje, tortura. Unë e urrej dhunën, vrasjen, torturat e dënimet. Jo vetëm se janë ushtruar ndaj popullit tonë e ndaj meje, por i konsideroj të ulëta e çnjerëzore. Secili njeri që flet të vërtetën, le t’iu thtoë që unë unë Jakup Krasniqi nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, asnjë burgosje. Integriteti im intelektual e njerëzor më ka mundësuar se cilat mjete duhet të përdoren për realizimin e çlirimit kombëtar në luftë kundër atyre që patën gjenocid ndaj nesh. Më 23 korrik 1991 u lirova nga burgu i Novi Sadit. Populli shqiptar ishte populli më i robëruar. Nga muret e ndërtesave të burgut të Novi Sadit që ishte mbushur me shqiptarë, dola në burgun me 2 milionë shqiptare që quhej Kosovë.” – ka theksuar ai.

Më tej, ai ka folur edhe për angazhimin e tij në LDK, ku ka mohuar pretendimet e prokurorisë për presekutimin e anëtarëve të kësaj partie, teksa ka përmendur angazhimin e vëllait dhe mbesës së tij në LDK.

“Menjëherë pas kthimit në Kosovë u angazhova në kuadër të LDK-së në Drenas. Në atë kohë LDK-ja angazhohej të angazhonte sistem funksional paralel të jetës politike. Në funksion të krijimit të institucioneve qendrore, në 1992 u angazhuan zgjedhjet për Kuvend të Kosovës dhe votota 96% të votave të zonës, dhe u zgjodha deputet. Gjatë viteve në vijim si kuadër i LDK-së, kam udhëhequr këshillin e financave në Drenas, kurse nga prilli i 1996 deri në fillim të luftës në vitin 1998 kam qenë kryetar i këshillit për arsim. Po e përmendi funksionin e kryetarit të degës së LDK-së në Drenas nga marsi 1997 deri në prill 1998. Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së ose si pjesë e qëllimi të përbashkët për të sulmuar LDK-në. Unë vetë isha anëtar i LDK-së. Familjarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Vetëm një mendje e qoroditur mund të mendojë se kam qenë pjesë e persekutimit të familjarëve të mi.” – ka thënë ai.

“Edhe vëllau im Agim Krasniqi ka qenë gjatë luftës dhe pas saj anëtar i LDK-së. Në zgjedhjet e lira pas luftës, Mimoza Krasniqi - vajza e tij - është zgjedhur në Asamblenë e LDK-së në Drenas. Pa marrë parasysh se kemi vepruar në parti të ndryshme, ruaj kujtimin dhe respektin për veprimtarët e LDK-së. Përpjeket për të gjetur zgjidhje paqësore dështuan për shkak të regjimit të Beogrdait që kishte përgatitur plan gjenocidal. Kur filloi lufta në vend se të ballafaqoheshin me ushtarët e UÇK-së, forcat serbe ndërmrorën ofensive kundër vendbanimeve shqiptare duke masakruar fëmijë, gra e pleq. Duke shkatërruar gjithçka që lidhej me shqiptarët. Si kryetar i LDK-së kam ndjekur krimet në Likoshan, Qirez e Prekaz. E shumë krime të tjera si akte të pastra gjenocidi. Në ato ditë të vështira kam vizituar këto familje pas vrasjeve. Në ceremoninë mortore në Likoshan kam mbajtur fjalën në emër të të gjitha partive.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, para se të filiste Krasniqi, fjalën hyrese e ka pasur avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ka thënë në Dhomat e Specializuara se Prokuroria qëllimisht po e keqkupton rolin e Krasniqit në luftë.

Deklaratat si zëdhënës të shihen në funksion të propagandës për afirmimin e luftës

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka treguar për angazhimin e tij në UÇK dhe rolin e tij si zëdhënës.

Në adresimin e tij para Dhomave të Specializuar, ka thënë se këtë detyrë e ka marrë në qershor të vitit 1998.

“Në qershorin e vitit 1998 më është propozuar të dalë publikisht si zëdhënës i UÇK-së. Nuk hezitova në asnjë moment të marrë përsipër këtë detyrë. Isha krejtësisht i vetëdijshëm që paraqitja ime publike, idenitetimi im si zëdhënës do të vendoste familjen time në rrezik. Dalja ime publike familjen time e kishte bërë target për të shkatërruar. Kjo është arsyeja pse sot nuk flas për fatin e familjes time. E as për babain tim që vdiq nga torturat serbe sepse të gjithë shqiptarët ishin objekt i shkatërrimit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që deklaratat e tij si zëdhënës i UÇK-së të shihen në funksion të propagandës për të afirmuar luftën çlirimtare.

Krasniqi ka sqaruar se këto deklarata ishin në funksion të ngjalljes së shpresave të qytetareve për të iu bashkuar UÇK-së.

“Forcat serbe vajnë mijëra fëmijë, mbi 10 mijë civilë të tjerë. Përkundër të gjitha të metave dhe vështirësive, në rolin tim si zëdhënës i UCK-së jam përpjekur të krijojë përshtypje se jemi strukturë e organizuar mirë sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbajtur gjallë shpresat për rezistentë të mirëfilltë. Deklaratat e mia duhet të shihen në funksion të propagandës për të afirmuar luftën tonë çlirimtare. Deklaratat e kësaj natyre ishin në funksion të ngjalljes së shpresave për bashkim me Shqipërinë e fitore”, ka thënë Krasniqi.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për aktivitetin e tij para se ti bashkohet UÇK-së.

“Kur filloi lufta në vend se të ballafaqoheshin me ushtarët e UÇK-së, forcat serbe ndërmrorën ofensive kundër vendbanimeve shqiptare duke masakruar fëmijë, gra e pleq. Duke shkatërruar gjithçka që lidhej me shqiptarët. Si kryetar i LDK-së kam ndjekur krimet në Likoshan, Qirez e Prekaz. E shumë krime të tjera si akte të pastra gjenocidi. Në ato ditë të vështira kam vizituar këto familje pas vrasjeve. Në ceremoninë mortore në Likoshan kam mbajtur fjalën në emër të të gjitha partive. Viktimat e Prekazit”, ka thënë ai, duke treguar për emocionet që i kishte pasur pas vrasjes se Adem Jasharit.

“Unë e dija që nuk ka fitore pa luftë e sakrifica si më tha Adem Demaqi. Nuk mund ta mbaja veten. Nuk po qaja për Ademin, Hamzën e Shaban Jasharin. Unë po qaja për fëmijët, për pasardhësit e kombit tim, për ata që nuk patën mundësi për të jetuar asnjë ditë të një fëmijërie. Në ato momente më është bërë e qartë se nuk mund të jetoja më me kokën e futur në zallë si struci. Ishte e qartë se Srerbia kishte nisur planin gjenocidal, nuk ishte njerëzore t’u kthehej shpina njerëzve që ballafaqoheshin me gjenocid. Ishin momente vendimtare. Në ato momente thashë: liri o vdekje, por jo kurrë më nën sundimin e politikave gjenocidale të Serbisë”, është shprehur ai.

Më tej, ai ka folur edhe për aktivitetin e tij pas luftës.

“Sa herë është varur nga ne, paqes i kemi hapur të gjitha portat. Nuk do të përshkruaj rrugën time politike pas çlirimit, vendosjes së UNMIK-ut, negociatat në Vjenë, dhe angazhimin tim në ndërtimin e Kosovës si shtet demokratik i cili plotësisht respekton të drejtat e minoriteteve. Arsyeja është sepse i gjithë aktiviteti im politik, të gjithë ata që janë marrë me Kosovën e dijnë rolin dhe kontributin tim në atë proces. Nëse në rrugëtimin tim politik nuk ka diçka që nuk shkon është aktakuza e ZPS-së. Përmbajtja e akuzës më ka dëmtuar më shumë se tortura nga regjimi Jugosllav”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, origjina e këtyre akuzave ishte në librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt.

“Preteksti për këtë aktakuzë u gjet në librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt për trafikim organesh nga UCK-ja. Pas hetimeve nga Task Fora Speciale nuk u gjet asnjë provë e vetme, rrjedhimisht një akuzim i tillë nuk është pjesë e akuzës së ZPS-së. Për fund si ilustrim po përmend njërin nga rastet më të mediatizuara të vrasjes së civilëve në Kosovë. Në kafenenën Panda u vranë të gjashtë të rinjë serbë e malazez. Vrasjet e të rinjëve u interpretuan si hakmarrje nga UCK-ja, gjatë përpjekjeve për të gjetur kriminelët, qindra shqiptarë u torturuan. Serbia detyroi të rinjtë ta pranojnë krimin që nuk e kanë kryer”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme