“Ishte çështje private” – Dëshmitari Idrizi e pranon se u arrestua pas problemeve personale, jo me UÇK-në - NACIONALE

“Ishte çështje private” – Dëshmitari Idrizi e pranon se u arrestua pas problemeve personale, jo me UÇK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari Agim Idrizi po vazhdon të ofrojë dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ai është marrë në pyetje edhe nga avokati i Rexhep Selimit. Idrizi e ka pranuar se arrestimi i tij kishte ardhur pas problemeve personale.

Biseda:

Avokati: A është e drejtë të themi se ju pas luftës keni thënë se UÇK e shkarkoi Enver Axhamin?

Agim Idrizi: Ka bë dëm të madh ai. A je tu e pa çfarë dami ka ba?

Avokati: Unë kisha probleme me këtë persona, dhe kjo ishte çështje private, jo shtetërore. Çka ke dashur të thuash me këtë?

Agim Idrizi: Kur më arrestoi ai mua, njo ma bojke ki punë me UÇKA.

Avokati: Ti e ke bërë të qartë, se s’ka të bëj me UÇK-në. Pra pajtohemi bashkë se s’kishte të bënte me UÇK-në.

Avokati: Edhe në 2020-ën në pyetjen e prokurorit, a të kanë pyetur për të njëjtat çështje dhe të njëjtat gjëra ia ke thënë prokurorisë, pra ishin probleme toke? Në deklaratën tuaj keni thënë se “tane e kanë marrë vesh që ka qenë problem toke dhe asgjë tjetër.

Lajme të ngjashme