“Isha 26 vjeçar” – Gjyqtari i Speciales e lavdëron trimërinë e Remit për të luftuar në moshë të re
Ish-komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, edhe sot e ka vazhduar dëshminë e tij.
Remi është pyetur nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, lidhur me angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Atë natë kur u takove me shokët dhe po e diskutonit të ardhmen e zonës së Llapit, sa vjet keni qenë”, e pyeti gjyqtari Remin.
“Ka qenë viti 1997 kam qenë 26 vjeçar”, ia ktheu Remi, raporton Nacionale.
“Nuk po them që ka diçka gabim lidhur me këtë, por është shumë e madhe domethënë për të qenë i aftë për ta bërë në atë moshë 26-vjeçare”, tha Charles Smith.