Ish-anëtari i UÇK-së: Sa herë kishte luftime, Shukri Buja ikte e fshehej dikund - NACIONALE

Ish-anëtari i UÇK-së: Sa herë kishte luftime, Shukri Buja ikte e fshehej dikund

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-anëtari i UÇK-së, Ramiz Qeriqi, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Ai duke folur për pjesëmarrjen e Shukri Bujës në luftë, ka thënë se Buja sa herë kishte luftime, ikte dhe fshihej dikund.

Përgjigja e tij erdhi pas pyetjes nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq.

“A e ke ditur në atë kohë nëse kishte përvojë ushtarake Shukri Buja? Ju keni thënë që në luftime nuk ka marrë pjesë. Në qershor dhe korrik, Shukri Buja nuk ka qenë aty sepse ka pasur luftime, dhe ai nuk gjendej aty sa herë kishte luftime?”, pyeti Misetiq.

“Vetëm kur ka pasur luftime nuk ka qenë aty. Ne përditë nuk kemi pas luftime. Këto ditë të tjera ai ka qenë. Gjatë krejt qershorit ai ka qenë aty, kur ka pas luftime u ik u mshef dikund. Këtë mos ma shtrembëroni”, u përgjigj Qeriqi.

Lajme të ngjashme