Intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial jep detaje - NACIONALE

Intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dhënë detaje sot rreth organizimit të procesit të intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook nga këshilli kanë thënë se panelet vlerësuese për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të cilat përbëhet nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryesohen nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, intervistuan pesë kandidatë, të cilët aplikuan dhe janë konfirmuar për të hyrë në procedurat e mëtejshme lidhur me këto dy pozita në sistemin prokurorial.

Kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës janë prokurorët, si vijon: Atdhe Dema, Blerim Isufaj, Naim Abazi dhe Valdet Gashi, kurse kandidat për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është Zejnulla Gashi.” – thuhet në njoftim.

Procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Zyrës së BE-së në Kosovë, Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST) dhe shoqërisë civile.

Lajme të ngjashme