Imer Imeri në Hagë: UÇK-ja është e artë, disa individë më sollën këtu - NACIONALE

Imer Imeri në Hagë: UÇK-ja është e artë, disa individë më sollën këtu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-anëtari i LDK-së, Imer Imeri, e ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në përmbledhjen e Prokurorisë së Hagës që u lexua, u përmend vetëm ndalimi i Imerit, dhe jo vrasja e vëllait të tij, Haki Imeri, që ishte një prej rasteve më të diskutuara në Kosovë.

Imer Imeri tha se në Hagë e sollën vetëm disa individë e jo UÇK-ja.

“Unë dua t’i drejtohem popullit tem se nuk jam kundër UÇK-së. UÇK-ja është e artë, dhe populli ishte i tërë UÇK. Individët e caktuar dhe veprat e tyre më kanë sjellur sot këtu”, tha ai, raporton Nacionale.

Lajme të ngjashme