Ikja e Jack Smith, amerikanja Kimberly West bëhet prokurore e specializuar në Gjykatën Speciale - NACIONALE

Ikja e Jack Smith, amerikanja Kimberly West bëhet prokurore e specializuar në Gjykatën Speciale

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një zhvillim i ri në Gjykatën Speciale. Kimberly Ëest, dikur prokurore federale në ShBA, ka marrë një detyrë të re në këtë institucion.

Siç ka njoftuar Gjykata Speciale, Ëest është përzgjedhur prokurore në Prokurorinë e Specializuar, pas largimit të amerikanit tjetër, Jack Smith, që drejtoi për disa vite këtë institucion.

“Është një nder që jam përzgjedhur në këtë rol të rëndësishëm dhe sfidues.” – citohet të ketë thënë ajo pas përzgjedhjes.

“Pres me kënaqësi të marr detyrën në ZPS dhe ta çoj përpara punën e saj.” – vazhdon citimi në ZPS.

Ndryshe, zonja Uest është prokurorja e specializuar e tretë, pas Smith-it.

Në ueb faqen e ZPS-së, mund të lexoni më gjerësisht për biografinë e zonjës West, duke klikuar këtu.

Lajme të ngjashme