I dyshuari për vrasjen e Triumf Rizës: Pse Apeli e ktheu në paraburgim Ilir Abdullahun? - NACIONALE

I dyshuari për vrasjen e Triumf Rizës: Pse Apeli e ktheu në paraburgim Ilir Abdullahun?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dyshuari për vrasjen e Triumf Rizës, Ilir Abdullahu, është kthyer sërish në paraburgim.

Kjo me vendim të Gjykatës së Apelit.

Në vendimin e Apelit, thuhet se është aprovuar ankesa e Prokurorisë Speciale, për ndryshimin e aktvendimit të Themelores.

“1.APROVOHET ankesa e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special…. të dt.27.10.2023, dhe ndaj të pandehurit I.A ashtu që ll. CAKTOHET paraburgimi kundër të pandehurit I.A” thuhet në vendimin Apelit.

Në gjetjet e Apelit, thuhet se Themelorja nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme proporcionaliteti dhe përshtatshmërisë, kur ka zëvendësuar masën e paraburgimit me atë̈ të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro, duke e konsideruar si vendim jo të drejtë dhe jo të ligjshëm.

Lajme të ngjashme