Haxhiu në Kroaci, takohet me akterët e drejtësisë kroate
Ministrja Albuena Haxhiu në ditën e tretë të vizitës së saj në Kroaci, është takuar me akter të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykatës Supreme e Gjykatës Kushtetuese atje.
Sipas njoftimit të ministrisë, aty është diskutuar për temat e interesit të përbashkët, si adresimi i krimeve të luftës, lufta kundër korrupsionit, etj.
Njoftimi i ministrisë:
“Në takimet me akterët nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese, është diskutuar për temat e interesit të përbashkët si adresimi i krimeve të luftës dhe lufta kundër-korrupsion, standardizimi i politikës ndëshkimore, praktikat e mira të forcimit të sundimit të ligjit dhe çështje të tjera”, thuhet në njoftim.