Haxhiu i prezanton ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial, opozita me shumë kundërshtime - NACIONALE

Haxhiu i prezanton ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial, opozita me shumë kundërshtime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka prezantuar në Komisonin për Legjislacion ligjin e plotësuar për Këshillin Prokurorial.

"Projektligji përmban disa risi, adreson vendosjen e kritereve për përbërjen e këshillit, fuqizimin e rolit dhe rritjen e transparencës", tha ajo.

Anëtari i komisionit, Driton Selmanaj u shpreh kritik ndaj këtij projektligji, për çka tha se rrezikohet Këshilli Prokurorial.

Për më tepër, deputeti i LDK-së theksoi se kjo iniciativë është e papranueshme.

"Dje na është drejtuar një letër përmes zyrës së BE-së, ku thotë që të rishikohen rekomandimet. Ju po duket se nuk jeni konsultuar. Me çdo mjet do të ju ndalim", shtoi ai.

Edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se ky projektligj është problematik, duke përmendur edhe çështjen e përbërjes prej 19 anëtarëve.

"Unë i kam tri probleme të mëdha me këtë ligj, e para lidhet me vendimmarjen e cila buron prej vet anëtarëve dhe ne kemi bërë një rritje deri në 19 anëtarë. Çka nënkupton kjo? Një instancë e sundimit të ligjit në KPK sfidohet seriozisht prej përbërjes së re qe buron prej Kuvendit. Edhe është çështje dhe problem i madh se kjo i jep prapë politikës gjatë gjithë kohës të ketë ndikim të drejtpërdrejt. Reforma bëhet për të forcuar", theksoi Tahiri./ksp

Lajme të ngjashme