Haxhi Shala nuk deklarohet për akuzat në seancën e parë të Speciales - NACIONALE

Haxhi Shala nuk deklarohet për akuzat në seancën e parë të Speciales

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, të mërkurën ka bërë paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale në Hagë, ku nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave.

Prokuroria e Specializuar në Hagë e ngarkon Shalën me tri akuza: tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengim e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale.

“Nuk mund të deklarohem sot, e lë për seancën tjetër”, ka thënë Shala në seancën e mbajtur pasditen e 13 dhjetorit.

Lajme të ngjashme