Grenelli ha drekë me Edi Ramën, kërkojnë drejtësi për Thaçin - NACIONALE

Grenelli ha drekë me Edi Ramën, kërkojnë drejtësi për Thaçin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka ngrënë drekë me ish-emisarin special të Shtëpisë së Bardhë për dialog, Richard Grenellin.

Për një gjë të tillë ka njoftuar vetë ky i fundit, duke e vlerësuar Shqipërinë si “aleat i madh në NATO”.

“U pajtuam që më shumë duhej bërë për ta liruar Hashim Thaçin nga burgu i Hagës ku po qëndron qe tri vjet,” – u shpreh z. Grenell në një postim në Twitter.

Ai vazhdoi tutje për këtë çështje duke deklaruar si vijon:

“Aktakuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët po thonë që janë manipuluar nga Jack Smithi,”

Kujtojmë se Jack Smithi aktualisht po mbikëqyr disa hetime për çështje kriminale ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Nuk dihet nëse z. Grenell do të ketë vizitë edhe në Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme