Gjyqi drejt fundit, gazetari i Nacionale sjell detaje nga brenda - NACIONALE

Gjyqi drejt fundit, gazetari i Nacionale sjell detaje nga brenda

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjyqi në Hagë po shkon drejt përmbylljes, ndërsa brenda sallës është duke qëndruar gazetari i Nacionales, Besian Beha, i cili ka dhënë detaje nga brenda.

Beha tha se Rexhep Selimi përshëndeti “me shqiponje dhe përshëndetje ushtarake” të pranishmit në galerinë e publikut.

“Rexhep Selimi me shqiponjë dhe përshëndetje ushtarake iu drejtua galerisë së publlikut, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi me dorën në zemër, e përshëndetën në mesin e të pranishmëve edhe Glauk Konjufcën që ishte i ulur në mesin e familjarëve të krerëve të UÇK-së. Procesi gjyqësor është drejt fundit dhe pas pak minutash krerët e UÇK-së do ta thojnë fjalën e tyre për gjykimin e tyre. Galeria e publikut sot ishte e stërmbushur nga familjarë e media e persona të tjerë”, raportoi Beha.

Lajme të ngjashme