Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së: Specialja pranon dëshmitë me shkrim të gjashtë dëshmitarëve - NACIONALE

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së: Specialja pranon dëshmitë me shkrim të gjashtë dëshmitarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë dëshmitarëve u janë pranuar dëshmitë me shkrim në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kjo është bërë e ditur në konferencën e sotme për media të mbajtur nga zëdhënësit e Speciales.

Arsyeje pse u pranuan dëshmitë të shkruara, ishte fakti se dëshmitarët kanë vdekur ose kanë probleme shëndetësore.

Deklarata nga Specialja:

Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 3 maj, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë që një dëshmitar ta dorëzonte një pjesë të dëshmisë së tij me shkrim dhe të jepte dëshmi me gojë përmes videolidhjes, këtë të premte, më 10 maj. Gjykatësit konstatuan se kjo do të kontribuonte në kryerjen e shpejtë të procesit gjyqësor sepse shkurtonte kohën e nevojshme për dhënien e dëshmisë dhe ndihmonte mirëqenien e dëshmitarit, i cili ka probleme shëndetësore të rënda. Sidoqoftë, në seancën e djeshme gjykatësit vendosën të pranonin deklaratën me shkrim të dëshmitarit, pa u marrë në pyetje nga ekipet e mbrojtjes, sikurse ishin pajtuar palët. Për rrjedhojë dëshmia përmes videolidhjes e caktuar për këtë të premte u anulua.

Po më 3 maj, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për pranimin e dëshmive me shkrim të gjashtë dëshmitarëve të cilët nuk mund të japin dëshmi me gojë për arsye të ndryshme, përfshirë për arsye mjekësore dhe shëndetësore, si dhe për faktin që disa dëshmitarë kanë vdekur.

Lajme të ngjashme