Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut “Liza” - Vëllai i Triumf Rizës dëshmon sot në Gjykatë - NACIONALE

Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut “Liza” - Vëllai i Triumf Rizës dëshmon sot në Gjykatë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka dalë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, si edhe Rrahim Abdullahu, i njohur me nofkën “Rrumqi”, pasi që akuzohen se në bashkëveprim me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Enver Sekiraqën, kanë vrarë ish-policin Triumf Riza.

Në seancën e sotme pritet që dëshminë ta japë Visar Riza, vëllai i të ndjerit, Triumf Riza, raporton Gazeta Nacionale.

Në seancë janë paraqitur i dëmtuari Shefqet Riza, dëshmitari Visar Riza, të akuzuarit Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu me dy mbrojtësit, Ramë Dreshaj dhe Xhemajl Ademaj, gjithashtu edhe prokurorja Arbëresha Raça-Shala.

Gjykimi është duke u udhëhequr nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, dhe nga anëtarët e trupit gjykues, Violeta Namani dhe Lutfi Shala.

I akuzuari Ilir Abdullahu është arrestuar më 16 korrik 2023, pasi që për vite me radhë ishte në kërkim për vrasjen e ish-policit Triumf Riza.

Gazeta Nacionale gjatë ditës do të publikojë një video përmbledhëse nga gjykimi i sotëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lajme të ngjashme