Gjykata Supreme e liron nga akuzat të dyshuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt - NACIONALE

Gjykata Supreme e liron nga akuzat të dyshuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Supreme ka vendosur ta lirojë nga akuzat për vrasje Naser Pajazitajn, i dyshuari kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Ju njoftoj se Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm, kurse më pas Apeli e kishte ulur dënimin në 35 vjet burg.

Kujtojmë se ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.

Vrasja e Donjeta Pajazitajt është një nga rastet më të tmerrshme në Kosovë.

Ajo ishte vrarë në “Bjeshkët e Strellcit” në Deçan.

Lajme të ngjashme