Gjykata Speciale: Po dëgjohet në sesion privat dëshmitari i rradhës, në gjyqin kundër Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale i është rikthyer punimeve, për të dëgjuar dëshmitarit e tetëmbëdhjetë me rradhë, në rastin kundër ish Presidentit Hashim Thaçi e të tjerëve.
Me të filluar seanca, ku dëshminë e tij pritet ta jap dëshmitari i mbrojtur, i tetëmbëdhjeti me rradhë në këtë gjyq, sesioni u mbyll për publikun. Gjykatësi Charles Smithme të filluar të flasë, përmbajtja është redaktuar, për të vazhduar pastaj seanca në sesion privat.
Ndryshe, gjatë kësaj jave për tri ditë rradhazi pritet të dëgjohen dy dëshmitarë të rradhës.