Gjykata Speciale: Fillon dëshminë Halil Çadraku - do të flasë për takimet me Thaçin dhe Veselin - NACIONALE

Gjykata Speciale: Fillon dëshminë Halil Çadraku - do të flasë për takimet me Thaçin dhe Veselin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci.

Në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori James Pace ka thënë se vetë dëshmitari ishte pjesë e G2-shit në Zonën Operative të Pashtrikut që nga janari i vitit 1999.

Siç raporton Betimi për Drejtësi, dëshmitari do të flas për takimet me Thaçin dhe Veselin.

“Dëshmitari 03873 është shqiptar i Kosovës që ka qenë anëtarë i LPK-së. Është kyçur në UÇK rreth marsit 1998. Gjatë kohës në UÇK, dëshmitari 03873 ka pasur pozita të ndryshme në vende të ndryshme dhe ka qenë kreu i G2-shit në Zonën Operative të Pashtrikut që nga janari i 99-ës. Dëshmitari 03873 jep dëshmi për LPK-në, krijimin e UÇK-së, rolin dhe përgjegjësitë që ka pas ai në UÇK duke përfshirë faktin që ka siguruar armatime dhe ka marrë pjesë në luftimet e UÇK-së. Dëshmitari 03873 jep po ashtu dëshmi lidhur me strukturën dhe organizimit të UÇK-së, rolin dhe autoritetin që kanë pas anëtarët e UÇK-së në mes të cilëve edhe anëtarët e Zonës Operative të Pashtrikut me anëtarët e shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, tha Pace.

“Dëshmitari 03873 jep dëshmi për takimet që ka pasur me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në 98-ën dhe 99-ën kur dëshmitari 03873 ka shoqëruar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së drejt Shqipërisë. Në 99-ën dëshmitari 03873 është takuar me Kadri Veselin në Nishor dhe prill të 99-ës, Kadri Veseli i ka kërkuar këtij dëshmitari që të vizitonte të gjitha pikat mbrojtëse rreth Shtabit të UÇK-së gjatë luftimeve në Kleçkë”, tha ai.

Lajme të ngjashme