Gjykata Speciale arreston sërish Isni Kilajn
Gjykata Speciale e ka arrestuar të enjten ish-eprorin e UÇK-së, Isni Kilaj.
Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Blend Kilaj.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka treguar se arrestimi i babait të tij ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit.
Ai ka thënë se nuk i di arsyetimet e arrestimit të babait të tij.
Kilaj ishte arrestuar nga Specialja edhe në nëntor të vitit të kaluar.
Dhomat e Specializuara të Kosovës atë e kishin liruar në kushte të rrepta sigurie më 3 maj të këtij viti.
Lirimi i tij ishte bërë i mundur pasi kushte dhënë garancinë financiare prej 30 mijë eurosh.