Gjykata i dënon me nga 15 vjet burg Rajkoviqin dhe Deniqin, të akuzuar për dhunim gjatë luftës dhe vepra të tjera
Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ka shpallur aktgjykim dënues në gjykimin në mungesë ndaj Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të akuzuar për dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare gjatë luftës dhe pjesëmarrje në dëbimin e popullatës civile shqiptare, plaçkitjen e tyre, kryerjen e dhunës fizike dhe psiqike ndaj civilëve.
Dy të akuzuarit u dënuan me nga 15 vjet burgim.
Aktgjykimi naj Rajkoviq dhe Deniq u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjykatësi Beqiri tha se dënimi për të akuzuarit do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotuqishmërisë së aktgjykimit.
Palët e dëmtuara u udhëzuan në kontest civil.