Shtyhet seanca ndaj sulmuesve serbë në Banjskë, ankohen se nuk patën kohë ta lexojnë aktakuzën - NACIONALE

Shtyhet seanca ndaj sulmuesve serbë në Banjskë, ankohen se nuk patën kohë ta lexojnë aktakuzën

1 javë më parë

nga NACIONALE

E PËRDITËSUAR:

Shtyhet seanca ndaj sulmuesve serbë në Banjskë, ankohen se nuk patën kohë ta lexojnë aktakuzën

Është shtyrë për 9 tetor seanca ndaj sulmuesve serbë të Banjskës.

Avokatët serbë u ankuan se nuk janë pajisur në kohë me shkresat e lëndës, dhe të akuzuarit nuk kanë mundur ta lexojnë aktakuzën.

Prokuroria në anën tjetër ka insistuar se i ka kryer të gjitha obligimet.

Gjykata Supreme pritet të vendosë nëse për 42 serbët e akuzuar që janë në arrati për Banjskën, mund të ketë gjykim në mungesë.

Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i rastit, Arben Hoti.

Sipas tij, ka interpretime të ndryshme ligjore për këtë temë, dhe Supremja duhet të marrë vendimin.

Avokati i familjes Bunjaku dhe Prokuroria kanë kërkuar gjykim në mungesë, kurse avokatët e kanë refuzuar.

Ka filluar seanca gjyqësore në rastin e Banjskës.

Tre serbët e arrestuar, janë në sallën e gjykatës.

Gjyqtari ka lexuar emrat e tyre, dhe të Milan Radoiçiqit si i akuzuari kryesorë.

Ka pasur interesim të madh të mediave për përcjelljen e kësaj seance.

Lajme të ngjashme