Fillon dëshminë dëshmitari 35 në Hagë: Pretendon të jetë arrestuar e maltretuar nga pjesëtarë të UÇK-së
Po vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Dëshminë e ka filluar dëshmitari 35 që është shqiptar. Ai po pretendon të jetë arrestuar e rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së, raporton Nacionale.
Deklarata e Prokurorisë:
Dëshmitari u arrestua nga 8 ose 9 anëtarë të armatosur të UÇK-së shumica me maska. E veëndosën në një automjet me duar të lidhura në shpinë dhe me maskë në kokë. Automjeti edhe një të arrestuar tjetër. I dërguan në një dhomë dhe u mbajtën të ndaluar bashkë. Dëshmitari u rrah kaq shumë sa nuk merrte frymë, ra në tokë dhe humbi ndjenjat. Nuk mori asnjë arsye për arrestimin apo ndalimin e tij. Pas 4 ditësh u lirua nga rojet e burgut, kurse të ndaluarit e tjerë mbeten në dhomë. Pas lirimit u detyrua të merrte hapa për dhimbje që kishte shkaktuar rrahja.