Feraj komenton vendimin e Kushtetueses: Kush ka bë pasuri të paligjshme, e gëzoftë - NACIONALE

Feraj komenton vendimin e Kushtetueses: Kush ka bë pasuri të paligjshme, e gëzoftë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të shpallë ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme si jokushtetues.

Feraj ka shkruar se kush ka bërë pasuri të paligjshme, e gëzofte dhe e trashëgoftë për jetë.

Tutje, ai ka bërë edhe disa pyetje, që më shumë gjasë janë pyetje retorike.

“Kush ka bâ pasuri të paligjshme, e gëzoftë dhe trashëgoftë për jetë, e brez pas brezi!

Kështu paska vendos në thelb Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Askund nuk lejohet gëzimi në qetësi i pasurisë së atillë, por a nuk është Kosova rast sui generis?” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme