Fadil Nura publikon një foto me Sami Lushtakun pas lirimit nga EULEX-i, ia vendos edhe një luan
Nënkryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është ndalur sot nga EULEX-i, dhe më pas është liruar, ku avokati i tij, Artan Qerkini ka njoftuar se të njëjtit i është konfiskuar telefoni.
Për ndalimin e Lushtakut ka reaguar, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ku ka postuar një fotografi së bashku me Lushtakun.
Ai gjithashtu në mbishkrim ka përshëndetur me “Natën e mirë”, duke bashkangjitur edhe një figurë të luanit.