Si u lokalizua në Prishtinë Ramadan Morina, i dyshuari për pjesëmarrje në masakrën e Burimit - NACIONALE

Si u lokalizua në Prishtinë Ramadan Morina, i dyshuari për pjesëmarrje në masakrën e Burimit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Më 11 gusht 2025, Ramadan Morina, kaloi nga Serbia në Kosovë, me një veturë të tipit Audi Q5.

Ai kishte kaluar në pikën kufitare pa ndonjë problem, por informacionet e mëtejme, tregonin se ky person po kërkohej nga Prokuroria Speciale për krime lufte, më saktë, në Masakrën e Burimit në Malishevë, ku ishin vrarë 44 burra.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

ATV ka raportuar duke u thirrur në burime të sigurta, për mënyrën se si Policia e Kosovës arriti ta kap të dyshuarin për krime lufte, Ramadan Morinën, pasi i njëjti veç se kishte kaluar pikën kufitare dhe kishte arritur deri në Prishtinë.

Sipas raportimit të këtij mediumi, pasi Morina kishte kaluar pikën kufitare dhe hetuesit kishin marrë informacionet nga institucionet e sigurisë në Kosovë, ata i ishin vënë pas të dyshuarit Ramadan Morina.

Gjithnjë sipas këtij raportimi, Policia kishte arritur ta lokalizonte veturën e Ramadan Morinës, e cila ishte në emër të djalit të tij, në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Sipas raportimit të mediumit, Policia kishte lokalizuar edhe të dyshuarin në fjalë, në banesën e vajzës së tij në këtë lagje të Prishtinës dhe i njëjti u arrestua rreth orës 5 të mëngjesit.

Lajme të ngjashme