Emmerson: Pretendohet se dëshmitari Halitjaha ka urdhëruar rrëmbimin e tri grave, të cilat janë gjetur të vdekura - NACIONALE

Emmerson: Pretendohet se dëshmitari Halitjaha ka urdhëruar rrëmbimin e tri grave, të cilat janë gjetur të vdekura

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë dëshmisë së Sadik Halitjahës, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se ky dëshmitar është “bashkëkonspiratorë pa aktakuzë” dhe pretendohet se ai ka “urdhëruar rrëmbimin e tri grave që janë familjare të dëshmitarëve, e të cilat më pas janë gjetur të vdekura”.

“Sikurse mund të dini i nderuar gjykatës, ky dëshmitar citohet si atë në Amerikë e quani bashkëkonspirues pa aktakuzë dhe kjo shtjellohet më tej në paragrafin 155 të aktakuzës dhe shtjellohet më tej në paragrafin 329 të dosjes së gjykimit paraprak të Prokurorisë”.

“Ajo ka të bëjë me një incizim që e keni çuar edhe më herët dhe lidhet me një pretendim që ky dëshmitar ka urdhëruar rrëmbimin e tri anëtarëve të familjeve të dëshmitarëve, tri gra të cilat janë gjetur të vdekura”, tha Emmerson.

Ish eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha.

Avokati tha se meqë dëshmia e dëshmitarit mund të jetë vetëinkriminuese, mund ta lejojë të marrë një këshillë nga një avokat.

“Duke marrë parasysh këtë historik, këtë sfond dhe këtu sigurisht në të paragrafit 97, paragrafi 5 të protokollit të urdhrit për zhvillimin e procesit gjyqësor të datës 25 janar, ku thuhet se gjatë seancës përgatitore, marrja në pyetje nga z.Pace duhet ta bëjë marrjen në pyetje duke marrë parasysh dëshmitarët dhe informacionet që ai mund të japë, mund të jetë vetëinkriminues dhe që të lejojë që të marrë këshillë nga një avokat”, tha tutje Emmerson.

Emmerson, tha që në shënimet që i ka parë, nuk e ka të qarë nëse Prokuroria ia ka bërë me dije dëshmitarit që ai jo vetëm që mbetet në dyshim, por është një element shumë i rëndësishëm kundër të akuzuarve.

“Pra, e di që në shënimin një apo dy thuhet diku që dëshmitari që ka thënë se nuk e kam problem a do të dënohem a po jo, megjithatë për ne nuk është e qartë në qoftë se Prokuroria ia ka bërë me dije dëshmitarit që dëshmitari jo vetëm që mbetet nën dyshim, por është një element shumë i rëndësishëm kundër të akuzuarve, pra sikur që e thash më përpara thuhet që ai të jetë personi që ka kryer njërin prej krimeve që është pjesë përbërëse e aktakuzës”.

Ndërsa, Pace tha se dëshmitarit iu është bërë me dije dhe se i njëjti ka hequr dorë nga e drejta për të pasur avokat.

Lajme të ngjashme