Emmerson: Nuk ka asnjë provë që e inkriminon Kadri Veselin - NACIONALE

Emmerson: Nuk ka asnjë provë që e inkriminon Kadri Veselin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se asnjë person i vetëm, nga ata që Prokuroria e Specializuar propozon t’i ftojë në Hagë, nuk e kanë parë ndonjëherë Kadri Veselin të bënte diçka qoftë edhe pakëz të papërshtatshme.

Me përjashtim të njç dëshmitari, për të cilin Prokuroria ka pranuar se ai kishte gabuar në identifikimin e Veselit, sipas Emmerson, nuk ka asnjë tjetër që thotë ta ketë parë Veselin duke bërë ndonjë gjë.

“Nuk ekziston edhe një i vetëm, mes mijëra dëshmitarëve të intervistuar nga Prokuroria, të cilët do të pretendonin se e kanë parë Kadri Veseli të ketë bërë ndonjë gjë, qoftë edhe paksa të papërshtatshme. Nuk ka asnjë dëshmitar që pretendon se e ka parë të pranishëm në çëfarëdo momenti ku pretendohet se mund të jetë bërë çfarëdolloj krimi. Nuk ka asnjë provë që ai të ketë autorizuar apo të ketë nxitur ndonjëherë ndonjë krim, ose ndonjë politikë kriminale, që ai të ketë marrë ndonjëherë ndonjë raportim të ndonjë krimi të kryer, ose që ai të ketë luajtur ndonjëherë çfarëdolloj roli në ngjarjet që kanë çuar në kryerjen e ndonjë krimi”, ka thënë Emmerson.

“Nuk ka asnjë provë për këto pika. Fare”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme