E vrau nënën në mënyrë mizore: Mbyllet seanca gjyqësore ndaj të riut në Pejë - NACIONALE

E vrau nënën në mënyrë mizore: Mbyllet seanca gjyqësore ndaj të riut në Pejë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Është mbyllur për media seanca gjyqësore ku i riu U.H po akuzohet se e vrau në mënyrë mizore nënën e tij.

Mbrojtësja e viktimave Bashiq, kërkoi që seanca të mbyllet për publikun për shkak që rasti ka të bëjë me çështje familjare, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ky propozim u mbështet nga prokurorja Sahide Gashi dhe mbrojtësi i të akuzuarit Hyseni, avokati Asdren Mekaj. Më pas, si i tillë u aprovua nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.

Lajme të ngjashme