“E akuzuan për spiun” – Dëshmitari 6 vazhdon dëshminë në Hagë, çfarë tha deri më tash? - NACIONALE

“E akuzuan për spiun” – Dëshmitari 6 vazhdon dëshminë në Hagë, çfarë tha deri më tash?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Dhomat e Specializuara të Hagës sot po e vazhdon dëshminë e tij dëshmitari i gjashtë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas reagimeve nga trupi gjykues, një pjesë e seancave po mbahen të hapura. Megjithatë, pa u përmendur emrat e personave por vetëm me shifra.

Dëshmitari i gjashtë deri më tash, ka folur për një person i cili pretendohet se është ndaluar e më pas rrahur nga disa pjesëtarë të UÇK-së, raporton Nacionale.

Ky dëshmitar ka përshkruar se e ka parë këtë person me shumë lëndime në trup, të cilat thotë se i kanë ardhur si pasojë e rrahjes.

Megjithatë, prokurori në fillim të marrjes në pyetje tha se dëshmitari ka kërkuar ta ndryshojë një pjesë të dëshmisë që ia ka dhënë më herët Prokurorisë.

Nacionale sjell bisedën:

Prokurori: Në seancën përgatitore me ZPS-në ju bëtë disa sqarime dhe kërkuat disa ndryshime?

Dëshmitari: Po

Prokurori: Dhe këto ndryshime janë pasqyruar në një shënim që iu lexua juve?

Dëshmitari: Po

Prokurori: A konfirmoni se ajo që ju lexua në atë shënim reflektonte plotësisht ndryshimet e propozuara?

Dëshmitari: Po

Prokurori: Në varësi të ndryshimeve dhe duke marrë parasysh këto ndryshime, dëshmia që keni dhënë prokurorisë a është ajo që do t’i thoni gjykatës sot kur të pyeteni për ato pyetje?

Dëshmitari: Po

Prokurori: Kur u ndalua personi 2, a e ka parë personi 1?

Dëshmitari: Po

Prokurori: Personi 2 a të ka thënë ty në çfarë gjendje ishte personi 1 kur janë takuar?

Dëshmitari: Jo në gjendje të mirë

Prokurori: Çfarë të ka thënë?

Dëshmitari: I rrahur.

Prokurori: Personi 2 a të ka dhënë ndonjë përshkrim për të përshkruar se në çfarë gjendje ishte situata e personit 1 pas rrahjeve?

Dëshmitari: jo

Prokurori: Pse e kishte ndaluar personin 1?

Dëshmitari: I kanë thanë se është bashkëpunëtor i Serbisë. Spiun.

Prokurori: Personi 2 a të ka shpjeguar ty, a të ka thënë se si janë rrahur ata ndërkohë që janë mbajtur të ndaluar?

Dëshmitari: Po. Ka ardhë në shtëpi dhe e kem pa në çfarë gjendje është, dhe ka treguar se qysh e kanë rrahur.

Prokurori: Çfarë tha ai lidhur me rrahjen?

Dëshmitari: Tregoi se shumë e kishin rrahë, dhe me sy e kemi parë që u kanë i rrahur.

Prokurori: Thatë që me sy u shihke që e kishin rrahur. Na përshkruaj si dukej me sy personi 2?

Dëshmitari: Pasi ka ardhë në shtëpi kemi hi brenda krytë e ka pas të qamë, fytyrën e ka pas të zezë edhe trupin mavijë.

Prokurori: Personi a i dinte se si quheshin personat e tjerë të ndaluar?

Dëshmitari: Jo.

Lajme të ngjashme