Dy e mbajnë, tjetri e godet: Pamjet e tmerrshme të dhunës së policëve ndaj qytetarit në Klinë - NACIONALE

Dy e mbajnë, tjetri e godet: Pamjet e tmerrshme të dhunës së policëve ndaj qytetarit në Klinë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një rast i tmerrshëm i dhunës ndaj një qytetari nga disa policë, është raportuar në Klinë.

Si rezultat, të tre janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Nacionale ka siguruar pamjet, dhe nga kamera, shihet se qytetari mbahet nga dy policë, përderisa një i tretë e godet pa ndalur nëpër të gjitha pjesët e trupit.

Raportimi i gazetarit Oqean Dërmaku:

Policët janë arrestuar, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Inspektorati Policor i Kosovës dje bëri të ditur detaje për këtë rast.

Komunikata:

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Klinës.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së kurse incidenti ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarët policorë raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor 2025 në rrugën “Ismail Qemajli” në qytetin e Klinës, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së një qytetari.

Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike.

Në bazë të kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin ndaj tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Lajme të ngjashme