Dugolli: Gjykata Speciale të nisë hetimet për Masakrën e Dubravës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka kërkuar publikisht e zyrtarisht që Gjykata Speciale të nisë hetimet për Masakrën e Dubravës.
Në një konferencë për media, ai ka “sfiduar” prokurorinë speciale, duke thënë se nëse kjo gjykatë nuk është një etnike, atëherë nuk ka arsye që mos të fillojnë hetimet.
"Nëse Gjykata Speciale nuk është një etnike, atëherë nuk ka arsye që të mos kryhen hetimet për këtë krim"- ka thënë Dugolli
Tutje Dugolli është shprehur se i mban në mend emrat edhe të urdhërdhënësve edhe të kryerësve të këtyre veprave, dhe se posedon prova të mjaftueshme për t’i deponuar në organet e drejtësië.
“Kërkesa ime është ndaj prokurorit special të Gjykatës Speciale që të nisë hetime sepse kam dëshmi të mjaftueshme për t’u zhvilluar hetimet dhe për t’u ngritur aktakuza në lidhje edhe me këtë masakër. Faktet janë se në atë masakër janë ekzekutuar 116 të burgosur dhe një i zhdukur sikurse Ukshin Hoti. Janë dëshmitarët që ende janë gjallë dhe plagët e tyre flasin vet. Madje këta dëshmitarë nuk kanë nevojë as për mbrojtje të identitetit”
I mbaj mend edhe emrat që i kanë urdhëruar dhe kryer këto krime.”- ka thënë Dugolli.