Donika Gërvalla me gjuhën e Prokurorisë së Hagës: Ka pasur intimidim dhe presion të dëshmitarëve - NACIONALE

Donika Gërvalla me gjuhën e Prokurorisë së Hagës: Ka pasur intimidim dhe presion të dëshmitarëve

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja në detyrë e Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur me gjuhën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Ajo ka thënë se ka pasur presione e intimidim të dëshmitarëve në Kosovë.

“Ju e dini fort mirë presionin që kanë pasur familjet kur kanë filluar diskutimet rreth Gjykatës Speciales, e dini presionet që kanë pasur dëshmitarët, e familjet e të vrarëve pasluftës. Nuk ka asgjë të keqe, dëshmitarët kanë shkuar kanë rrëfyer çka kanë parë, e çka kanë dëgjuar. Ky sulm është indirekt, është intimidim i dëshmitarëve të Hagës. Kështu si flitet me mua, iu ftoj të gjithë ata qemë shajnë në media, le të flasin me familjen e Gani Gecit”, tha Gërvalla në Pressing, T7.

Lajme të ngjashme