“Do t’ua thërras sigurimin”: Tensione në Gjykatën Speciale, Nuhi Bytyçi tenton të flet diçka por gjyqtari s’e lejon - NACIONALE

“Do t’ua thërras sigurimin”: Tensione në Gjykatën Speciale, Nuhi Bytyçi tenton të flet diçka por gjyqtari s’e lejon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një situatë e tensionuar ka ndodhur në seancën e sotme në Gjykatën Speciale.

Gazetari Nuhi Bytyçi ka tentuar të flet diçka në fund të dëshmisë, por nuk është lejuar nga kryegjyqtari.

Madje, ai e ka paralajmëruar se do t’ia thërras sigurimin.

Pjesë nga biseda:

Gjykatësi: Mund të largoheni nga salla e gjyqit, faleminderit shumë që ishit me ne, gjithë të mirat.

Nuhi Bytyqi: U përgjigja edhe në pyetjet e prokurorisë, edhe në të tuajat edhe të mbrojtjes. Desha t’u falënderoj që ma dhatë mundësinë që para kësaj gjykate të respektuar dhe para opinionit të paraqes dëshminë time për punën time si gazetar gjatë periudhës së luftës, e cila konsideroj se ka qenë një ndër periudhat më të rëndësishme të punës time profesionale. Unë jam përpjekur ta them të vërtetën dhe pashë se një pjesë e madhe e librit është përdorur këtu nga prokuroria si dokument i kësaj gjykate. Ju lus të keni parasysh faktin se këto janë kujtimet e mia dhe të mos ndikojnë në aktgjykimin e kësaj gjykate..

Gjykatësi: Të lutëm, të lutem…po futeni në materialet të cilat i keni shtjelluar gjatë dëshmisë tuaj, faleminderit, mund të largoheni nga salla.

Nuhi Bytyqi: Faleminderit për mundësitë që ma dhatë. Doja të shprehja opinionin tim se si gazetar që kam pasë…

Gjykatësi: E keni thënë këtë….dëshmitar…dëshmitar të kam fikur mikrofonin. Të lutem largohuni nga salla tani…

Nuhi Bytyqi: Duke përcjellur si gazetar i pavarur dy procese gjyqësore, të Limajt dhe Haradinajt

Gjykatësi: Dëëëshmitar, dëshmitar, jau fika edhe njëherë mikrofonin. Dëshmitar, në qoftë se nuk do dalësh tani, do t’i them sigurimit t’ju nxjerr nga salla.

Lajme të ngjashme