“Destruktiv, pengues, bllokues”, pushteti eskalon ndaj organeve të drejtësisë: ShBA e BE të shqetësuara me ligjin për KPK-në - NACIONALE

“Destruktiv, pengues, bllokues”, pushteti eskalon ndaj organeve të drejtësisë: ShBA e BE të shqetësuara me ligjin për KPK-në

2 muaj më parë

nga Arbër Ramadani

Lijgi për Këshillin Prokurorial i miratuar në Kuvendit e Kosovës, i votuar veç me votat e pushtetit, po kritikohet nga të gjithë akterët vendorë, përveç eksponentëve të qeverisë. Ky ligj që u ri-shkrua pasi njëherë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, po kritikohet edhe nga akterët ndërkombëtarë, si ambasada e ShBA-ve, zyra e BE-së në Kosovë. Por, Ministria e Drejtësisë ka gjetur kurajon që t’i reagoj, dhe atë ashpër Këshillit Prokurorial, pikërisht organit që puna e tij do të duhej të rregullohej me këtë ligj.

Çka ndodhi?

Gjatë ditës së hënë, Këshilli Prokurorial reagoi ndaj miratimit të këtij ligji në Kuvend. Madje, KPK e përmendi Deklaratën e Përbashkët të Zotimeve që e kanë nënshkruar së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, duke e quajtuar absurd mënyrën se si po vepron Ministria e udhëhequr nga Albulena Haxhiu.

“KPK-ja thekson se miratimi i këtij ligji përbën mosrespektim dhe shkelje të hapur të parimeve kryesore të Deklaratës së Përbashkët të Zotimit, që, në vetvete, paraqet një lloj absurditeti të llojit të rrallë, ngaqë përbërja e Ekzekutivit aktual, gjegjësisht, Ministria e Drejtësisë, nuk po arrin assesi të shmangë qëndrimet politike në raport me sistemin prokurorial, duke mos përfillur sugjerimet e shumanshme dhe duke rënë në kundërshtim jo vetëm me kërkesat e bazuara të përfaqësuesve të KPK-së, por edhe me kërkesat dhe rekomandimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare.”- thuhet në reagimin e KPK-së.

Ndërkohë, sot (e martë) Ministria e Drejtësisë, me një gjuhë krejtësisht jopolitike e jobashkëpunuese, e ka quajtur Këshillin Prokurorial, “desktrikitv, pengues, tendencioz e bllokues.”

“Reagimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, është në vazhdën e qasjes destruktive, veprimeve penguese dhe tendencave të vazhdueshme bllokuese të Këshillit Prokurorial madje është ndërhyrje flagrante në kompetencat e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim ruajtjen e status quo-së dhe vazhdimin e problemeve sistematike, tanimë të njohura për publikun dhe për të cilat shprehin të gjithë shqetësim.” – thuhet në reagimin e MD-së.

Në reagimin e Këshillit Prokurorial janë përmendur edhe deklaratat e akterëve ndërkombëtarë, sidomos të zyrës së BE-së në Kosovë, meqenëse Kosova ka për obligim t’i harmonizoj ligjet me standardet dhe praktikat e vendeve europiane, nëse vërtëtë mëton anëtarësimin në familjen e BE-së.

Evropianët të shqetësuar me përmbajtjen e Projektligjit për KPK-në, ja letra e BE-së që Rrustemi e “fshehu”

Bashkimi Evropian ishte shprehur i shqetësuar me përmbajtjen e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Përmes një letre dërguar kryetarit të Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, BE-ja ka identifikuar mangësitë e projektligjit në fjalë.

Në letrën që e ka siguruar gazeta Nacionale, BE-ja i kërkon komisionit që projektligjin ta harmonizon me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Sipas BE-së, në çdo mënyrë duhet të shmanget politizimi i Komisionit Parazgjedhor, i cili merret me përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial.

“Megjithatë, shqetësimi ynë kyç mbetet që pluralizmi dhe pavarësia e Komisionit Parazgjedhor në përbërjen e tanishme të tij duhet të përmirësohet më tutje me qëllim që të përmbushet kërkesa kyçe e Komisionit të Venecias që çfarëdo mekanizmi duhet ta mënjanojë rrezikun e politizimit që rrjedh nga votat me shumicë të thjeshtë në Asamblenë e Përgjithshme”, thuhet në letrën që BE-ja ia ka dërguar Rrustemit më 15 maj.

Aty vlerësohet se duhet të garantohet që Komisioni Parazgjedhor të mos ndikohet nga partia në pushtet.

“Në këtë aspekt, Komisioni i Venecias kishte rekomanduar që Komisioni Parazgjedhor duhet të jetë ‘vërtet pluralist’, duke garantuar që nuk është ‘i mbizotëruar nga partitë në pushtet ose anëtarët e lidhura me të’, që ‘të paktën disa anëtarë që nuk janë të lidhur me shumicën politike duhet të kenë votuar për kandidatët’ dhe që të përfshihet ‘kontributi i ekspertëve’. Ju mund t’i gjeni komentet tona të hollësishme në dokumentin e mbyllur”, thuhet në letrën e BE-së.

Lajme të ngjashme