Dështon të nisë gjykimi ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte - NACIONALE

Dështon të nisë gjykimi ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte ka dështuar të nisë gjykimi ndaj të akuzuarve Dragan Çvetkoviç, Dragan Niciç, Milos Sosiq, Nenad Stojanoviç dhe Slobodan Jetivç, të cilët ngarkohen krime lufte kundër popullatës civile në kohën e luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë seancë, mbrojtësja e të akuzuarit Çvetkoviç, avokatja Jovana Filipoviç ka thënë se prokuroria ka qenë e obliguar që në momentin e ngritjes së aktakuzës të gjitha provat e aktakuzës të ua dorëzojë, mirëpo kjo gjë nuk është bërë, andaj e njëjta konsiderojë se kjo seancë nuk mund të mbahet.

Lidhur me këtë, prokurori special Atdhe Dema tha se aktakuza është dorëzuar më 7 dhjetor 2024, dhe sipas tij, duke marrë parasysh se një pjesë e madhe stafit kanë qenë në pushim për shkak të festave, një pjesë e provave nuk kanë mundur të dorëzohen së bashku me aktakuzën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo, i njëjti tha se në afat prej 2 javësh, mbrojtja do të pajiset me të gjitha shkresat e lëndës.

Andaj, gjykatësi Rrahman Beqiri konstatoi se nuk ka kushte që të mbahet seanca e sotme.

Lajme të ngjashme