Dëshmitarja e radhës në Hagë është serbe: Ajo pritet të dëshmojë pa masa mbrojtëse
Dëshmitarja e radhës në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë është serbe.
Ajo është shfaqur në Hagë pa masa mbrojtëse, raporton Nacionale. Ajo quhet Dragica Bozhaniq.
Siç ka raportuar Nacionale, kjo dëshmitare pritet të flas për një aksion të UÇK-së të cilët i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Kjo dëshmitare është nga të rrallët që ka pranuar të dëshmojë pa masa mbrojtëse.