Dëshmitari Koqinaj: Në kohën e luftës s'kam dëgjuar për ndonjë person me nofkën "Ujku"
Naser Koqinaj është dëshmitari i tretë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.
Ai në seancën e sotme ka thënë se gjatë luftës nuk ka dëgjuar për ndonjë person me nfokën “Ujku”.
Gjithashtu, ai ka theksuar se gjatë qëndrimit në Fabrikën e Metalit në Kukës, s’ka dëgjuar për Pjetër Shalën.
Ai nga avokati Gilissen është pyetur për periudhën nga fillimi i kyçjes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e deri në përfundim të luftës.
Me këtë rast, dëshmitari Koqinaj ka thënë se në UÇK është kyçur në vitin 1998 dhe ka vazhduar angazhimin e tij në Magazinën numër 2 në Kukës, si person i caktuar për shpërndarjen e uniformave të UÇK-së deri në përfundim të luftës.